Pjesë e garës në zgjedhjet parlamentare, që po mbahen në Greqi, janë edhe 7 kandidatë shqiptarë, të gjithë nga partitë e majta.

 

Dy emra kandidojnë për PASOK-un, Fatos Malaj në Athinë dhe Niko Bilika në Selanik.

 

Tre të tjerë: Adiljan Koxhaj, Makrina Koçi dhe Angjelos Jahollari kandidojnë me partinë “SIRIZA” në Selanik dhe Evia.

 

Ndërkohë, Sidorela Kalthi garon për partinë komuniste greke në Kretë dhe Pati Vardhami kandidon në Athinë me nismën “Mera 25”.

 

Shqiptarët janë komuniteti më i madh që ka marrë shtetësinë greke e rrjedhimisht 87 mijë persona kanë sot të drejtën e votës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *