Larg familjes por pranë atyre që kanë më shumë nevojë për to. Kjo është historia emocionuese e disa nënave heroina të cilat këto ditë të vështira janë vetëizoluar në Shtëpinë e fëmijës Durrës për t’u kujdesur për më të vegjlit.
Në një intervistë skype për emisionin Vizioni i Pasdites në Vizion Plus, një prej kujdestareve, Albana Alizolli u shpreh se familja i mungon shumë ama ka një mision të rëndësishëm për të çuar përpara.

“Reflektojmë me qetësi që të mos transmetojmë tensionin e jashtëm tek fëmijët. Me thënë të drejtën të gjitha kujdestaret ishin të gatshme të izoloheshin por jemi izoluar vetëm gjashte. Familjet tona e ndjejnë mungesën por donim t’ju qëndronim fëmijëve afër. Ne komunikojmë me familjarët përmes telefonit”- u shpreh kujdestarja.
Por si është një ditë në shtëpinë e fëmijës tashmë që të vegjlit nuk kanë mundësi të dalin jashtë ambienteve të qendrës?

“Ditët janë si një shtëpi me shumë fëmijë. Vizatime, punë krijuese, mësime didaktike etj. Gjithë ditën fëmijët janë me aktivitete.
Ne ndihemi mirë me fëmijët, por na mungojnë familjarët shumë por mundohemi të mos e reflektojmë tek fëmijët.
Fëmijët janë të zgjuar dhe e kanë kuptuar situatën duke pyetur pse nuk vijnë tetat e tjera. Ne u’a kemi shpjeguar situatën me fjalë të thjeshta, për situatën që po kalojmë,” – kanë përfunduar kujdestaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *