Emigrantet shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Greqi kane nisur te kthehen ne atdhe per festat e fundvitit.

 

Burime nga drejtorit e kufirit bejne me dije se eshte rritur fluksi i levizjeve ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices. Vetem gjate 24 oreve kane hyre nga vendi fqinj 5700 shtetas.

 

Pritet qe numri emigranteve te rritet me tej ne oret ne vijim per shkak te festes se krishlindjeve.

 

Per te perballuar fluksin e levizjeve autoritetet shqiptare dhe greke kane zhvilluar nje takim per te shmangur radhet e gjata te mjeteve. Ne Kapshtice doganiaret shqiptare po punojne me maksimumin e sporteleve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *