Subscribe

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka kërkoi planifikim masash për parandalimin dhe menaxhimin e emergjencave civile. Në një takim me 12 prefektët e sapoemëruar në vend, Xhaçka tha se prioriteti i Ministrisë së Mbrojtjes duhet të jete garancia për çdo fshat dhe komune, e cila mund të rrezikohet.

 

“Masat e marra gjatë emergjencave civile kanë impakt direkt në jetën e komunitetit. Për mangësitë e konstatuara në udhëzime apo akte të tjera, do vlerësoja maksimalisht, kontributin tuaj të mirëkoordinuar, me qëllim përmirësimin dhe lehtësimin e punës për çdo hallkë që është pjesë e Emergjencave Civile. Por në rastet e emergjencës, besoj se çdonjëri prej nesh do e kishte të vështirë të mbështetej tek mangësitë, për të evituar zgjidhjen e situatës. Pra, prioriteti ynë kryesor, është garancia për komunitetin në çdo qytet, fshat, komunë, që ne jemi prezent me plane të koordinuar mirë dhe me kapacitetet e nevojshme që garantojnë zgjidhje në raste emergjencash”.

 

Ministrja e mbrojtjes kërkoi nga prefektët veprim të shpejtë sipas pikave të një plani veprimi në situata të jashtëzakonshme. Në ditët në vijim, ministrja Xhaçka do të thërrasë një takim të zgjeruar me të gjithë kryetarët e bashkive në vend dhe drejtuesit e njësive administrative,  për të koordinuar masat dhe për të dhënë orientimet për përballimin e emergjencave në ditët e vështira të dimrit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *