Ministria e Mbrojtjes, përmes Emergjencave Civile u ka dërguar një letër të hapur bashkive në 6 prefektura të vendit.

 

Letra i është derguar bashkive Shkodër, Kukës, Pukë, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër pasi janë prefekturat më të prekura nga moti i keq.

 

Në lëtrën e drejtuar e cila mban firmën e drejtorit të Emergjenvce Haki Çako, thuhet se bashkitë kanë menaxhuar keq situatën pasi moti I keq nxori në pah të gjithë problematikën .

 

Çako u ka kërkuar bashkive që të dërgojnë listën e plotë të kompanive të kontraktuara nga ata për mirëmbajtjen e akseve rrugore me qëllim që të verifikohen të gjitha kontratat e nësnhkruara nga bashkitë si dhe fondet e vendosura në dispozicion të emergjencave.

 

Letra e Ministrisë së Mbrojtjës ka ardhur pas shqetësimeve dhe problemeve të ndeshura në disa bashki ku nuk është ndërhyrë për mirëmbajtjen e rrugëve rurale.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *