E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Elon Musk iu shpall sfidë çmimesh kompanive të makinave elektrike

Multimilardieri Elon Musk iu ka shpallur një luftë çmimi automjeteve elektrike dhe atyre tradicionale. Përmes kompanisë “Tesla”, ai ka vendosur të hap një sfidë me markat e tjera që operojnë në treg prej vitesh.

 

Që nga fillimi i vitit 2023, prodhuesi i automjeteve elektrike ka ulur në mënyrë dramatike koston e blerjes së një Model 3, Model S, Model X ose Model Y. Në këtë formë ai ka rritur rritur presionin mbi prodhuesit e tjerë të EV, si dhe prodhuesit tradicionalë të automjeteve.

 

Reklamë

 

Fitimet e kompanive nuk mund të krahasohen ende, por Tesla duket se po rrit ndjeshëm fitimet.

 

Tesla filloi të ulë çmimet në mesin e janarit, duke ulur koston e një sedani të nivelit fillestar Model 3, automjeti më i shitur i kompanisë, me 6.4%, në 43,990 dollarë. Musk gjithashtu uli koston e SUV-it bazë Model Y në 52,990 dollarë, 20% më lirë se çmimi i mëparshëm prej 65,990 dollarë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë