Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 August 2026
Vizion fokus

Vuçiç i kërkon NATO-s të ndalë tërheqjen e KFOR-it...

Dinamo pret Pafos në Elbasan, dy trajnerët besojnë se...

EMRI/ Kush është personi që u plagos në Shkodër,...

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Aksidenti i pazakontë që shkaktoi kaos në qytet, mbi...

Euro në “pikiatë”, bie në 92 lekë. Tjetër dobësim...

Deputetja e PD: 95% e qytetarëve kundër shkrirjes së...

SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Nga njeriu i dytë më i pasur i Azisë...

Tragjedi në Japoni, treni ekspres përplas për vdekje 4...

Ekzekutuan Besnik Hidën në një lokal në Lushnjë/ 3 autorët me rrezikshmëri të lartë shoqërore (EMRAT)

20 Korrik 10:57

Grupi hetimor i është rikthyer ngjarjes së rëndë të ndodhur në 2019-ën në Lushnjë, ku u vra Besnik Hida (pronar i nje pike varreze makinash), duke identifikuar 3 autoret qe kryen krimin e rende.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se autorët janë  Ardian Ahmetaj, 49 vjeç dhe Laert Haxhiu, 31 vjeç të cilët janë arrestuar në Greqi dhe për këtë të fundit pritet ekstradimi në vendin tonë.

 

Po ashtu, autor i kësaj vrasje është edhe Orgest Bilbili, 33 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Drenovës.

 

Duhet theksuar se haxhiu dhe Bilbili dyshohet se jane te perfshire ne nje sere vrasjesh te bujshme ne qytetin e Lushnjes,ndaj policia i konsideron persona me rrezikshmeri te larte shoqerore.

 

Policia ka kqyrur sërish qelizat telefonike për të gjurmuar lëvizjet e autorëve të dyshuar në ditën e ngjarjes. Pas ekspertimit ka rezultuar përputhshmëri në orarin dhe vendin e vrasjes së 40-vjeçarit.

 

Gjithashtu, kamerat e sigurisë janë kqyrur sërish nga hetuesit dhe kanë përforcuar dyshimet e policisë për 3 autorët.

 

Një ndihmë tjerët është dhënë edhe nga dëshmitarët, të cilat kanë treguar detaje të reja që kanë identifikuar autorët e dyshuar të vrasjes.

 

 

 

Policia e Shtetit/Hetime të thelluara për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë. 

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zinxhiri”, në vazhdën e operacioneve për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të kryera nga individë apo grupe kriminale.    

 

Zbardhet një ngjarje kriminale e ndodhur në vitin 2019, në Lushnjë, ku u vra me armë zjarri një 40-vjeçar.     

 

Falë punës intensive hetimore dhe profesionale të bërë nga strukturat hetimore qendrore dhe ato të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Prokurorinë, identifikohen 3 autorët e vrasjes së 40-vjeçarit. 

 

Hetimet intensive janë kryer 8 muajt e fundit, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe ato të Prokurorisë.

 

Të 3 autorët e vrasjes, shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit. 

 

Autorësia e kësaj ngjarjeje, e dokumentuar me prova ligjore të siguruara gjatë hetimit intensiv. 

 

Në zbatim të programit të punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për rihapjen e dosjeve të vjetra, me qëllim sigurimin e provave për të identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, pas një hetimi intensiv të kryer 8 muajit e fundit nga Sektori i Hetimit të Grupeve Kriminale në Drejtorinë e Hetimit të Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, si dhe pas një pune profesionale dhe hetimore të bërë në bashkëpunim me Prokurorinë, u arrit që të sigurohen prova ligjore dhe të dokumentohet autorësia e një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në Lushnjë, në vitin 2019.  

 

Në qytetin e Lushnjës, në lagjen “Skënder Libohova”, në një lokal, shtetas të armatosur dhe të maskuar kanë ekzekutuar me armë zjarri kallashnikov shtetasin B. H, 40 vjeç, banues në Lushnjë.   

 

Si rezultat i provave të siguruara nga hetimi intensiv, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 16.07.2023, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për autorët e kësaj ngjarjeje, shtetasit:   

 

Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë, aktualisht i arrestuar në Greqi. Ky shtetas u arrestua në Janinë, në maj të këtij viti, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke. Pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë;   

 

Orgest Bilbili, 33 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë, aktualisht ndodhet në IEVP Drenovë, Korçë. Ky shtetas është dënuar me burgim të përjetshëm, në lidhje me një ngjarje të gjykuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ditën e djeshme, atij i është kominikuar masa e sigurisë, për vrasjen e ndodhur në vitin 2019.   

 

Ardian Ahmetaj, 49 vjeç, aktualisht ndodhet në burg, në Greqi, pasi është arrestuar në vitin 2020, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke. Ky shtetas është dënuar në vitin 2021, me 11 vjet burgim, nga Gjykata e Athinës, për armëmbajtje pa leje në rrethana rënduese, sipas Kodit Penal të shtetit grek. 

 

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të bashkëpunuar me agjencitë e tjera ligjzbatuese brënda dhe jashtë vendit, si dhe me partnerët, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjeve të vjetra dhe për të luftuar krimin e organizuar. 

 

Policia e Shtetit siguron qytetarët se në të gjithë vendin se strukturat e Policisë së Shtetit po zhvillojnë operacione intensive për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë në cilëndo fushë që ato shfaqen, si dhe strukturat hetimore të saj janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Lezhë.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Laert Haxhiu Lushnje orgest bilbili policia vrasje

Nga e njëjta kategori

Tronditëse në Itali! Shqiptari tenton të vrasë bashkëshorten, hedh makinën në det me gruan brenda dhe arratiset

më shumë...

DASH ka nisur anulimin e vizave, ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm

më shumë...

Dinamo pret Pafos në Elbasan, dy trajnerët besojnë se ekipet përkatëse do të arrijnë rezultat pozitiv

më shumë...

EMRI/ Kush është personi që u plagos në Shkodër, reagon policia: Ja autori

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:16

5 frutat që ju mbajnë të hidratuar...

4:11

Tronditëse në Itali! Shqiptari tenton të vrasë...

3:49

DASH ka nisur anulimin e vizave, ambasada...

3:47

Vuçiç i kërkon NATO-s të ndalë tërheqjen...

3:17

Dinamo pret Pafos në Elbasan, dy trajnerët...

3:04

EMRI/ Kush është personi që u plagos...

2:51

Dhunuesit e policit lihen në burg, 45...

2:43

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

2:36

Kërkime për vrasësit e turistit, hetime në...

2:33

Aksidenti i pazakontë që shkaktoi kaos në...

1:41

EMRI/ Plagoset me sëpatë 45-vjeçari në Delvinë,...

1:22

Euro në “pikiatë”, bie në 92 lekë....

1:13

Çfarë është prediabeti?

12:57

Emigrantët nisin kthimin drejt Greqisë, radhë të...

12:53

Ky gabim me kondicionerin gjatë verës mund...

12:36

U arrestua me maskë silikoni duke kaluar...

12:14

Durrës, goditet lokali ku zhvilloheshin lojëra fati,...

11:34

Dy shqiptarë arrestohen në Mykonos për shpërndarje...

11:32

Deputetja e PD: 95% e qytetarëve kundër...

11:18

SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve...

Më të klikuarat

  • Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 pe...
  • U vra me thikë në Ksamil, ky është 20-vjeçari portugez
  • Nëna që tronditi Britaninë, e futi të birin në operacione të...
  • Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi 8 herë ekzekutimit, i dënua...
  • VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës, momenti kur i riu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.