E hënë, 5 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ekzekutohet me 80 plumba shqiptari në mes të Shkupit, para 2 vitesh i shpëtoi një atentati

Kamer Idrizi, 43 vjeç,me origjinë nga Shqipëria është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi. Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së mërkurës në Shkup.

 

Reklamë

Idrizi, i cili njihej si një “person problematik” nga policia, po udhëtonte me automjetin e llojit “Golf 7”, së bashku me të riun 22 vjeç, me inicialet E.I., në momentin që persona të maskuar i bënë pritë dhe e qëlluan me mbi 80 plumba kallashnikovi.

 

43 vjeçari humbi jetën rrugës në spital, ndërsa 6 plumba kanë kapur mikun e tij.  Ky i fundit ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

 

Në vitin 2019, Idrizit iu bë atentat po në Shkup, në ambientet e një hoteli të njohur, por atëherë ai mundi të jetonte.

Vazhdo të lexosh

Reklamë