E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ekzekutimi i rapsodit dhe shokut të tij/ Policia zbardh ngjarjen dhe kap autorin e dyshuar

Policia dhe Prokuroria e Lezhës zbardhin vrasjen e dy personave një ditë më parë në pyllin e fshatit Lalm Lukaj, duke arrestuar autorin kryesor të dyshuar të ngjarjes.

Aleksander Përdodaj , 40 vjeç, banues në Lalm, Lezhë, person me precedent kriminal  në fushën e krimeve ndaj personit u prangos nga uniformat blu si autori I dyshuar kryesor për ekzekutimin e shtetasve Prenge Simoni dhe Kol Murrani.

Reklamë

Policia dhe prokuroria bënë të ditur se arrestimi i 40 vjecarit është bërë bazuar në prova të arsyeshme.

Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi E. P., i cili dyshohet se ka ndihmuar të vëllanë për fshehjen e provave.

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se ky shtetas i ka qëlluar viktimat me armë për arsye pronësie, pasi pretendon se pjesa ku ka ndodhur krimi është pronë e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë