E martë, 22 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ekspertët marrin pakon poshtë makinës së Licit/ E çojnë në laborator

Ekspertët e xhenios morën pakon e dyshimtë që u gjet poshtë makinës së automjetit të administratorit të Vllaznisë, Suad Lici.

 

Ekspertët mbërritën nga Tirana në Shkodër rreth mesditës për të marrë lëndën që dyshohet të jetë tritol. Më pas, eksplozivi u dërgua për analiza në laborator. Ky proces pritet të ndihmojë edhe për të gjetur gjurmët e gishtave të autorëve dhe kapjen e tyre.

 

Reklamë

Suad Lici e pa mëngjesin e kësaj të diele pakon e dyshimtë poshtë makinës së tij dhe menjëherë njoftoi policinë. Ai tha se nuk ka konflikte me askënd, ndërsa shtoi se do të vijojë detyrën dhe jetën normalisht.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë