E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Eksodi i shqiptarëve/ Meta: Të punojmë për një të ardhme më të mirë

Tridhjetë vjet më parë, më 8 gusht të vitit 1991, anija Vlora mbërriti në brigjet e Barit me 20 mijë shqiptarë, që vinin nga ana tjetër e Adriatikut.

30-vjetorin e eksodit e ka përkujtuar edhe presidenti Ilir Meta.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se duhet punuar për një të ardhme më të mirë për shqiptarët sepse shpopullimi sipas tij mbetet ende drama më e madhe që po i ndodh vendit tonë.

“Si sot 30 vite më parë, më 8 gusht 1991, rreth 20 mijë shqiptarë zbarkuan në brigjet e Italisë, në kërkim të lirisë dhe shpresës, duke i dëshmuar botës tragjedinë dhe mjerimin e popullit më të shtypur dhe të izoluar të kontinentit. Anija ‘Vlora’, me të gjithë simbolikën, emocionet e forta dhe kujtimet e gjalla që risjell, na fton për një reflektim të thellë mbi sakrificat e jashtëzakonshme njerëzore, në emër të së cilave duhet të punojmë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe dinjitoze për qytetarët tanë, veçanërisht kur shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit”, shkruan Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë