Subscribe

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami komentoi për herë të parë  zhvillimet brenda opozitës, duke qenë kritik si me Sali Berishën, ashtu edhe me Lulzim Bashën.

 

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ai tha se në çdo rast, Berisha e ka mbyllur ciklin e tij.

 

“Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e PD-së ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” vazhdon përpjekjet për të mbajtur peng PD-në. Unë nuk mund ta mendoj, Berisha duhet të kishte kapërcyer këtë me kohë. Një skenar që ky të vijë si reformator i PD-së është e pamundur. Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja“, tha Selami.

 

Selami tha se Lulzim Basha nuk ka qenë kurrë një lider real i demokratëve, por një kopje e Berishës.

 

“Debati në Partinë Demokratike ishte i vonuar. Fatkeqësi e PD ka qenë Sali Berisha. Basha ta kishte filluar këtë debat më përpara. Basha nuk është lider, është i vënë nga Sali Berisha.”

 

A rrezikon të përçahet Partia Demokratike? Eduart Selami beson se opozita e ka një mundësi që ta shmangë këtë rrezik.

 

Ish-kryetari i Partisë Demokratike konfirmoi qëndrimin e tij se nuk do të jetë më pjesë e garës për kryetar.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *