E mërkurë, 21 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Edison Memolla dënohet me burg, Apeli: Një vit në qeli për kryebashkiakun e Rrogozhinës

Apeli i Posaçëm shpalli fajtor për korrupsion zgjedhor kreytarin e Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla. Ai pritet të shkojë në burg, pasi shkalla e dytë la në fuqi vendimin e gjykatës antikorrupsion.

Pasi vendimi mori formë të prerë Memolla pritet të shkarkohet  nga detyra për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Reklamë

Sipas SPAK, Edison Memolla ka ndikuar tek një elektriçist për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

Tashmë pritet që Bashkia e Rrogozhinës të shkojë në zgjedhje të parakohshme./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë