Kryeministri Edi Rama këtë të martë e ka nisur me publikimin e një artikulli të një media italiane, “Il fatto quotidiano”, ku tregohet historia e një vajze italiane e cila ka braktisur vendin e saj për Shqipërinë.

 

Në artikull shkruahet se 30 vjeçarja Ida Nastasi, ka lënë qytetin e vogël të Caserta në jug të Italisë për Tiranën, kryeministri e sjell për të treguar shanset që, sipas tij, vendi ynë ofron për të rinjtë.

 

“MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë artikull të medias italiane mbi Shqipërinë dhe shanset që vendi ynë ofron sot për të rinjtë e ëndrrat e tyre, ju uroj një ditë të mbarë ?

* * *

Në Shqipëri gjeta punë dhe jam e pavarur. Një rrogë dinjitoze në Itali, është utopi.

30-vjeçarja Ida Nastasi në Itali nuk arrinte të gjente një punë që nuk ishte e përkohshme, ndaj vendosi që të shkojë tek i fejuari i saj në Tiranë. Tani punon si edituese për një agjenci ëeb marketing. “Jugu në vendin tim është dëshpërues”, thotë ajo. Ndjej nostalgji për shtëpinë, më pas mendoj se ajo që gjeta këtu, atje nuk do të kishte qenë e mundur. Realiteti në Jug të Italisë është dëshpërues. E sapo diplomuar, mezi prisja që të futesha në botën e punës, kisha entuziazëm dhe dëshirë për të punuar, por edhe frikë. Sepse përveç punëve të rastësishme, nuk kisha pasur kurrë mundësinë të gjeja diçka definitive.

Kështu, Ida Nastasi, 30-vjeçe, e rritur në provincën e Caserta, por me origjinë nga Torre del Greco, në 2017-n zgjodhi të shkonte tek i fejuari i saj, i cili kishte emigruar për punë në Shqipëri. Dhe atje qëndroi.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *