Kryeministri Edi Rama bën me dije se pjesa e ish-sheshit “Shqiponja” do të hapet brenda pranverës.

 

Krahas disa fotove nga Unaza e Madhe e Tiranës, kreu i qeverisë shkruan se vijojnë punimet për plotësimin dhe rakordimin e trotuarëve dhe të korsive të biçikletave.

 

“Unaza e Madhe e Tiranës. Brenda pranverës bëhet plotësisht e aksesueshme edhe pjesa e ish-sheshit ‘Shqiponja’. Po punohet për plotësimin dhe rakordimin e trotuareve dhe të korsive të biçikletave”, shkruan kryeministri në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *