Subscribe

Rreth 68% e maturantëve kanë bërë zgjedhjen e tyre, pavarësisht se kanë ngelur edhe tre faza te tjera nga raundi i parë.

 

Studentët thonë se ishin shpallur fitues në disa degë, por ata zgjodhwm tw prisnin spostimin e vijës pwr tu regjistruar.

 

1- Po prisja për degën e financës dhe ja arrita.

2- Fitova për financë, më doli matematika, gjuhë angleze, administrim biznesi por e ndjeja veten me mirë tek financa. pasi të mbaroj studimet mendoj të iki jashtë pasi pretendoj më të mirën

3-Për administrim biznesi, më dolën edhe degë të tjera më parë por nuk  isha e interesuar.

4- Për administrim biznesi, prita deri në këtë fazë pasi ishin të gjitha me të kuqe. Në fazen e katert dega u bë jëshile. më dolën edhe disa degë të tjera ne Elbasan.”

 

Edhe pse mjekët e ardhshëm do të jënë të detyruar me ligj që të punojnë 5 vite ne shqipëri pas përfundimit të studimeve, programet e mjekësisë mbeten në krye të listës.

 

ARJAN XHELAJ

DREJTORI I RRJETIT AKADEMIK SHQIPTAR

 

“Eshtë një nga fushat  më të kërkuara dhe janë ezauruar të gjitha kuotat”

 

Drejtori i rrjetit akademik  thotw se ka një interest ë lartë edhe për programet e teknologjisë së informacionit. Por nuk mbetet pas universiteti bujqësor, pasi numri i aplikantëvë ëshë më i lartë se vitet e tjera.

Vetë maturantët që e kanë rimenduar zgjedhjen e tyre dhe shikojnë që ka akoma mundësi për t’u regjistruar në një degë shkojnë pranë fakultetit dhe bëjnë çregjistrimin.  Ndërkohë pas 11 shtatorit do të nisë raundi i dytë për plotësimin e kuotave bosh. Ky proces do të zgjasë deri më 1 tetor.

Por nëse në degë të caktuara mbetën sërish kuota bosh, kandidatët që nuk kanë arritur të hyjnë në shkollë të lartë, mund t’i drejtohen direkt fakultetit përkatës për t`u regjistruar, pavarësisht aplikimeve që mund të kenë bërë më herët në portal.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *