Prej më shumë se një jave, Europa Jugore vijon të përballet me kushtet ekstreme të motit. Temperaturat e larta që kanë arritur deri në 45 gradë celcius, po e bëjnë edhe më të vështirë luftën me flakët vdekjeprurëse që kanë pushtuar Mesdheun.

 

Kryeministri grek. Kyriakos Mitsotakis u shrpeh se vendi po përjeton valën më të keqe të të nxehtit në tre dekada.

 

KYRIAKOS MITSOTAKIS

KRYEMINISTER I GREQISE

“Ne po përballemi me valën më të keqe të nxehtësisë që nga viti 1987, kur humbën jetën më shumë se 1.000 njerëz. Fatkeqësisht sipas parashuikimeve pritet që e gjithë java të vijojë në këto kushte prandaj kërkoj gatishmërinë maksimale të të gjitha autoriteteve përgjegjëse në menaxhimine  situatës.”

 

Observatori Kombëtar i Athinës bëri të ditur se rreth 3.000 hektarë pemishte me pisha dhe ullinj janë shkatërruar nga zjarret që shpërthyen pranë qytetit të Patras.

 

Në ishullin Rodos, afër kufirit turk, janë dërguar ekipet shtesë të zjarrfikësve ndërsa janë identifikuar më shumë se 100 vatra të reja zjarri gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë, disa fshatra janë evakuuar. Temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Europë është 48 gradë celcius, në vitin 1977 në Athinë.

 

Edhe në Maqedoninë e Veriut, është shtuar rreziku nga zjarret. Rajoni i Kumanovës gjendet në një pikë kritike,  disa fshatra janë evakkuar pasi flakët i janë afruar banesave. Presidenti Stevo Pendarovski bëri të ditur se Bullgaria dhe Sllovenia kanë ofruar ndihmë për menaxhimin e situatës.

 

Edhe Italia fqinje nuk ka arritur të vendosë nën kontroll vatrat e zjarrit në Palermo dhe Sicili, ekipet zjarrëfikëse gjenden në terren ndërsa banorët janë evakuuar nga zonat me rrezik më të lartë.

 

Jo më pak shqetësuese paraqitet gjendja edhe në Turqi, ku deri më tani kanë humbur jetën 8 persona dhe janë plagosur më shumë se 100 të tjerë. Pjesa më e madhe e resorteve turisitike janë boshatisur ndërsa grupet operacionale vijojnë luftën me flakët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *