Zbardhet atentati me armë zjarri në Kaninë të Vlorës, ku mbeti i plagosur 41-vjeçari Edison Begaj.

 

Mitri Prifti, 36 vjeç nga Tirana u shpall në kërkim si autor i dyshuar. Emri i 36-vjeçarit u identifikua pas provave të grumbulluara në vendngjarje por dhe dëshmisë të dhënë nga vete Begaj.

 

Burime nga policia e vlorës thanë për vizion plus se shkak për tentativën e vrasjes u bë një konflikt i ndodhur mes tyre disa ditë para ngjarjes në një lokal në zonën e Lungomares. Mësohet se Edison Begaj e kishte ofenduar e goditur në publik Mitri Priftin. Veprim ky që, sipas burimeve, mendohet se solli edhe eprshkallezimeuin e situates.

 

36-vjeçari Mitri prifti është me profesion noter. Emri i tij është i njohur pasi në vitin 2016 është përfolur se ka luajtur rolin e ndërmjetësit  gjatë një konflikti që Emiljano Shullazi ka pasur me kushëririn e tij për një parking.

 

Pas ngjarjes dyshohet se Prifti është larguar jashtë vendit. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”.

 

Atentati ndodhi në 29 maj të këtij viti pak para mesnate, ku një person i veshur me unifromë policie e qëlloi me atuomatik Edison Begajn para banesës së tij.

Në momentin e ngjarjes, prezent ishin dhe dy fëmijët e mitur të 41-vjeçarit,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *