E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E rëndë/ U përplas nga makina, ndërron jetë 64 vjeçari në Tiranë

Një person ka humbur jetën ditën e sotme pas një aksidenti të ndodhur në zonën e Don Boskos. Bëhet me dije se 64-vjeçari P. N., i cili lëvizte me motor, është përplasur nga një makinë me drejtues F. F., 42 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 64-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi:

Më datë 22.09.2026, rreth orës 14:50, në Don Bosko, automjeti me drejtues shtetasin F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. N., rreth 64 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.