Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 53-vjeçare ka humbur jetën për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”.
“Shtetasja G. D., 53 vjeçe, ka humbur jetën në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”, dyshohet për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit”, njoftojnë blutë.
Punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.





