E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

E rëndë në Tepelenë, 45-vjeçari u përplas nga makina, humb jetën në vendngjarje

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në Tepelenë.

Një 42-vjeçar me iniciale A.J, teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur për vdekje 45-vjeçarin me iniciale B.B.

Reklamë

Shoferi i makinës, është shoqëruar në komisariatin e policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. 

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë