E rëndë në Durrës, gjendet e pajetë 31-vjeçarja në një hotel te Shkëmbi i Kavajës, administratorët nën hetim

Një shtetase kosovare është gjetur pa shenja jete në ambientet e një hoteli në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referuan materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj dy administratorëve të hotelit, V. E., 38 vjeç, dhe A. Sh., 34 vjeç., banues në Durrës.
Sipas raportimeve, viktima, J. H., 31 vjeçe, u gjet ditën e djeshme në ambientet e hotelit ku qëndronte prej muajit dhjetor 2025. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Trupi i saj është dërguar për autopsi mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Hetimet e para sugjerojnë se administratorët e hotelit nuk kanë lëshuar kupon tatimor për qëndrimin e 31-vjeçares në ambient. Materialet janë referuar në Prokurori për vlerësim, ndërkohë që priten rezultatet e ekzaminimeve mjekoligjore.
/vizionplus.tv




