E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

E prekur nga Covid/ Ndërron jetë tek Infektivi, piktorja e njohur

Ndërron jetë në moshën 76 vjece, piktorja Lumturi Blloshmi.

Ajo kishte afro 3 javë që ishte shtruar në spitalin Infektiv pas përkeqësimit të situatës nga Covid-19.

Lumturi Blloshmi është një nga piktoret më të njohura në vendin tonë.

Ajo spikati sidomos në fushën e performancës dhe instalacionit.

Lumturi Blloshmi lindi në Tiranë në vitin 1944. U diplomua për pikturë në vitin 1968.  Në vepren e saj ndër dekada, Blloshmi ka marrë pjesë në shumë ekspozita brenda dhe jashtë vendit në Greqi, Spanjë, Itali, Hungari, Turqi, Shba, Zvicer etj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë