Të jesh një personazh i njohur ka shpesh koston e vet dhe për këtë ka folur dhe këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur nga publiku, Aurela Gaçe, e cila ka ndarë me miqtë e saj faktin që në përditshmëri është një njëri i thjeshtë si gjithë të tjerët. Në postimin e radhës, ajo ka treguar se disa njerëz habiten kur nuk e shohin të kuruar, apo teksa mban qeset e pazarit në dorë.

 

 

“Unë banoj në një kompleks shumë të populluar, në lagje të zhurmshme, e sigurisht, shumë kafene e lokale përreth.U bëra dhjetë vjet në këtë lagje, kështu që për komshinjtë nuk përbën asnjë ‘lajm’ teksa më shohin me pizhama edhe të pakrehur teksa përcjell vajzën në kopsht… as kur kthehem nga palestra me çantën në shpin, flokët kapur si të vijë, pa grim, me tuta e në duar jam me qeska pazari, me tufa me spinaq e qepë të njoma, hudhra, preshë e domate. Por sigurisht, nëpër kafenetë e lagjes, ulen edhe miq nga lagje të tjera. Shoh bërrylin që njofton tjetrën… shikoje… sigurisht ka shoqërim me sy derisa largohesh. Tani një dilemë kam me vete. Çfarë mendojnë e thonë ato-ato teksa unë largohem: Ua, po kjo si ka dalë kështu? E shkreta si është katandisur, artiste gjasme! Apo e treta e vërteta: ‘Lum burri që e ka!’/ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published.