Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar një dtë më parë nga policia italiane në një motel në Romë, pasi dyshohet se gjatë një sherri me mikun e tij italian, e ka shtyrë këtë të fundit nga ballokoni e për pasojë ka humbur jetën.
Mediat italaine raportojnë se 27-vjeçari italian (viktima) Leonardo Florini dhe miku i tij shqiptar (me pasaportë italiane) Dvis Stojanovic, kishin marrë një dhomë moteli me qira në katin e tretë në ‘Via di San Calepodio’, në lagjen Monteverde të Romës.
Sipas asaj që raportohet në media ngjarj e rëndë ndodhi mbrëmjene djeshme, ndërasa u raportua nga banorët e zonës.
Kur policia mbërriti në vendngjarje gjeti të pajetë në rrugë 27 vjeçarin italian, ndërsa në dhomë ndodhej ende 25-vjeçari shqiptar ic ili ishte në gjednje të rënduar, apsi dyshohets e kishte përdorur lëndë narkotike.
Nga rindërtimi fillestar që i ëhstë bërë skenës së ngjarjes dyshohet se të dy po grindeshin pak para se 27-vjeçari, gjysmë i zhveshur, të binte nga ballkoni. Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit. Karabinierët, që mbërritën në apartament, gjetën drogë.
Nga ajo që ka dalë deri më tani, duket se të rinjtë kishin marrë me qira një dhomë në B&B për tre ditë. Të dy janë me origjinë nga Isola del Liri në provincën e Frosinone. Viktima, Fiorini, punonte në një dikaster, shoku i tij i dhomës është nëpunës në një dyqan në qendër të qytetit. Të dy janë të fejuar, por partneret e tyre nuk ishin të pranishme mbrëmë në apartamentin ku karabinierët gjetën një sasi kanabisi.
25-vjeçari dukej se ishte në gjendje të dehur, ndoshta për shkak të përdorimit të narkotikëve ose ndonjë lloj ilaçi apo psikotropi tjetër. Ai nuk u përpoq të ikte dhe u dërgua në stacionin e policisë.
Pas marrjes në pyetje, prokurori urdhëroi arrestimin e tij. I dyshuari që identifikohet me origjinë shqiptare dhe shtetësi italiane sipas dokumenteve, është aktualisht në burg duke pritur një seancë dëgjimore për vërtetimin e fajësisë të planifikuar për ditët në vijim, para gjyqtarit hetues.





