E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Vendi

Burg përdhunuesit në Vlorë, 40-vjeçari nxiti 15-vjeçaren të konsumonte edhe kokainë

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 40-vjecarin Rinald Rakipaj, i arrestuar dy ditë më parë.

Ai akuzohet për “marrëdhënie seksuale me të mitur “si dhe për “nxitje për përdorimin e drogës”.

Ngjarja ndoshi në datën 22 mars, kur Rakipaj dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15 vjecare.

Sipas policisë, 40-vjeçari bashkë me një shtetas tjetar, kanë nxitur vajzën e mitur si dhe dy shoqet e saj që të konsumojnë kokainë, duke abuzuar më pas edhe seksualisht. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë