E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dy muaj me “Tring Summertime”/ 24 orë filma të përzgjedhur në një kanal të dedikuar

Për një verë të paharrueshme me premiera, aventura të çmendura dhe histori plot emocion Tring sjell Tring Summertime. Një traditë disavjeçare tashmë, e cila vazhdon, por këtë vit nga 1 korriku deri më 1 shtator do të jetë Tring Family, që do të shndërrohet në Tring Summertime. Një kanal i dedikuar, 24 orë në ditë filma të përzgjedhur, që përcjellin magjinë e stinës së nxehtë, mijëra emocionet dhe shpirtin e familjes që ajo përfaqëson.

 

Reklamë

Një katalog i larmishëm për të gjithë adhuruesit e kinemasë, çdo mbrëmje një film i ri, të gjitha premierat e shumëpritura të sezonit, blockbuster-s, personazhet ikonikë, për t’u arratisur në një univers argëtimi me qindra tituj.

 

Familje, fantazi, komedi, aksion dhe aventurë, romanca verore, një zhanër për preferencat e gjithsecilit, me një emërues të përbashkët, gjithçka ndodh në verë, në verën dehëse, plot ngjyra, plot jetë.

 

Nga superheronjtë te rrëfenjat e mrekullueshme për miqësinë e dashurinë, te filmat që na bëjnë të ndajmë eksperienca, apo që na ngacmojnë imagjinatën.

 

Ndaj, Tring ka një ftesë, mblidhuni me të dashurit tuaj dhe ejani me ne në disa udhëtime pa fund rreth e qark botës, me Tring Summertime, nga 1 korriku deri me 1 shtator.

Vazhdo të lexosh

Reklamë