E shtunë, 21 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Vendi

Durrësi shndërrohet në “Venecia”

 

Kane mjaftuar pak orë shi qe rrugët e Durrësit të përmbyten, duke shkaktuar probleme ne pjese të ndryshme të qytetit.

 

Drejtuesit e mjeteve janë përballur me vështirësi te mëdha, pasi trafiku ishte shume i renduar për shkak të vërshimit të ujit ne rruge. Si rrallëherë, autobusët janë mbushur jo me njerëz, por me ujë.

Reklamë

 

Shume makina të tjera, të parkuara ne brendësi të lagjeve ndodhen nën ujë.

Ndërsa këmbësorët e kanë patur të pamundur të kalojnë rrugët pa u lagur.

 

Me e renduar ka qene situata ne zonën e Vollgës, stacionin e trenit, kryqëzimin e stadiumit dhe ne dy lagjet të tjera. Uji mbërriti ne nivelin e trotuareve dhe ne disa kryqëzime pati bllokim te qarkullimit.

Ndërkohe hidrovoret ne Porto Romano dhe Hamallaj jane duke punuar me kapacitet te plote.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë