E premte, 30 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Durrës, sekuestrohen 9 apartamente

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata ka vendosur sekuestron për 9 apartamente me vlere 260 mije euro, në bulevardin kryesor të Durrësit. Banesat janë regjistruar ne hipoteke ne emër te 22-vjeçarit Arlind Kalaja. Sipas akuzës, ekzistojnë dyshime se kjo pasuri është krijuar në bazë të burimeve të paligjshme dhe kriminale të babait të tij, Fatmir Kalaja. Hetimit ndaj tyre kane nisur nga Prokuroria e Durrësit, në muajin prill 2016, pas informacioneve ata kishin qarkulluar shuma të konsiderueshme parash në llogaritë e tyre bankare. Sipas Prokurorisë, Fatmir Kalaja besohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash në Itali, ku është proceduar për vepra penale, si vjedhje dhe vrasje me dashje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë