E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie”, protestojnë studentët

Universitetet kanë startuar këtë të hënë vitin e ri Akademik. Vit ku nuk kanë munguar as protestat.

 

Reklamë

Një grup studentësh, njëherësh aktivistë të Lëvizjes për Universitetin, kanë zgjedhur të protestojnë para godinës së Ministrisë së Arsimit. Shkak i protestës sipas tyre ka qenë mosplotësimi i kushteve të Paktit për Universitetin. Kushte këto të premtuara nga qeveria gjatë protestave masive të dhjetorit.

 

Reklamë

Studentët protestues kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme ndërsa kanë shkruar në muret e rrethuese të Ministrisë së Arsimit: “Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie”.

 

Studentët protestues kanë hedhur gjithashtu akuza në drejtim të qeverisë me argumentin se tarifat nuk kanë ndryshuar dhe se nuk është mbajtur premtimi për kartën e studentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë