“Takim muzikor i dy botëve”, është titulli i aktivitetit zhvilluar në kalanë e Gjirokastrës.
Ai bëri bashkë artdashësit nga Shqipëria dhe Greqia në takimin e 14-të të festivalit.
Aktiviteti nisi me ekspozitën fotografike ‘Dropulli ndër vite’, me shkrepje të realizuara nga fotografi Jorgo Vaso, që tërhoqi vëmendjen e vizitorëve vendas dhe turistëve të shumtë.
Organizatorët kanë menduar që “Takim muzikor i dy botëve”, të mbylle rrugëtimin e tij në Tiranë.
Gjatë aktivitetit u luajt muzikë greke nga artisti Jani Karalis dhe banda e tij muzikore.
Ai vjen si një bashkëpunim i Konsullatës Greke në Gjirokastër, ambasadës Greke në Shqipëri dhe Bashkisë Gjirokastër.