E premte, 2 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Droni zbulon parcelat me drogë, mijëra rrënjë kanabis asgjesohen në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë

Malësitë e Lezhës, Laçit e Mirditës vijojnë të jenë zona me kultivim të gjerë të kanabisit, edhe pse ato janë kontrolluar në vijimësi nga toka e nga ajri.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Lezhës goditi tre raste të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, në Rrëshen dhe në Kurbin.

Reklamë

Pas një hetimi  një mujor, me dhjetra forca të policisë ndërhynë për të kapur në flagrancë trafikantët, pas kontrollit të territorit me dron.

Në pranga ranë Emilton Kala,  Klodjan Deda, Arber Kasmi dhe Skënder Bajraktari, ndërsa u shpallën në kërkim tre të tjerë.

Po ashtu u proceduan penalisht për shpërdorim detyre, 2 kryetarë fshatrash dhe një specialist pyjesh.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 1900 bimë narkotike dhe 650 fidanë narkotikë.

Po ashtu edhe në pyjet e fshatit Shëmri në Kurbin, u gjetën 3 parcela ku ishin kultivuar 151 bimë narkotike cannabis.

Në total gjatë aksionit policor u asgjësuan 2706 fidanë dhe bimë narkotike cannabis./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë