E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Drogë, tritol e armëmbajtje pa leje/ 33-vjeçari i arrestuar sot në Tiranë, mik i Shullazit

Klajdi Gjeçi, i cili u arrestua këtë të enjte për trafik të lëndëve narkotike, shkatërrim të pronës me eksploziv dhe armëmbajtje pa leje, është një emër i njohur për drejtësinë. 33-vjeçari njihet edhe si miku i Emiljano Shullazit.

Ai u arrestua në janar të vitit 2018, pasi akuzohej si autori i vendosjes së tritolit në automjetin e një biznesmeni në Tiranë.

Reklamë

Në vitin 2015, Gjeçi u arrestua për plagosje të rëndë me dashje, por ai u lirua pasi personi i dëmtuar Enton Nushaj tërhoqi padinë. Gjithashtu, dyshohet se po atë vit ai u mor peng nga tre persona.

Ndërkohë, në 2012 u procedua për armëmbajtje pa leje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë