Një tjetër mbrëmje magjike, një tjetër natë rekordesh, por mbi të gjitha një natë talentesh të paparë.
E hëna e 2 dhjetorit solli në Vizion Plus magjinë e Albania’s Got Talent. Aty ku talenti nuk njeh moshë, në tapetin e Albania’s Got Talent performuan nga fëmijët te gjyshet, dhe mbi të gjitha një tjetër “Golden Buzzer”.
Iliri nga Kosova arriti të rrëmbeje Golden Buzzer-in e tretë, pasi bëri një performancë që la gojëhapur jurinë.
Momenti kur Iliri gëlltiti shpatën, solli dhe goditjen e fortë të Kastros mbi buton, e bashkë me goditjen e tij edhe miliona goditjesh zemrash që e ndoqën LIVE performancën në Vizion Plus.
Nuk mund të ngelet pas italiani që bëri magji me flluskat, apo Pastori amerikan që magjepsi me zërin e tij.
Pa harruar Leandrën e vogël, Nadjan nga Lushnja që risolli Vaçe Zelën e madhe, apo gjyshen nga Iba që fitoi zemrat e jurisë dhe publikut.
Por kjo superpuntatë pati dhe momente tensioni mes anëtarëve të jurisë dhe konkurentëve.
Për të gjithë ju që nuk patët mundësi ta ndiqni, e gjeni puntatën e plotë në të gjitha rrejetet sociale të Vizion Plus, si dhe na kanalin zyrtarë të Albania’s Got Talent në Youtoube.





