Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “ Shtëpia e Gjetheve”  promovoi këtë të enjte revistën “Dritëhije”, e cila do të sillet cdo vit me kontributin e studiuesve, muzeologëve për të hedhur më shumë dritë për regjimin komunist, dhe për të informuar më shumë brezat e rinj për përiudhen e eger të tij .

Për studentët dokumentimi i ketyre te dhenave është i rëndësishëm, sepse i njeh ata më shumë me regjimin komunist.

Studentë

Mësuam menyrat dhe torturat që kishin përdorur hetuesit, mbi të dyshuarit që ishin vërtet çnjerëzore, shurdhimi, kruajtja e plagëve etj. Rrëfimet dhe audio mesazhet nga te burgosurt dhe te përndjekurit e benin me reale duke krijuar nje ndjenje empatie rreth tyre.

Drejtoresha e Muzeut, Etleva Demollari pohon se kjo konsiderohet nje trashëgimi e veshtire,  por ruajtja e objekteve nga kjo periudhe eshte e rendesishme, pavarësisht kundërshtimeve pasi kjo është një pjese e identitetit tone e cila duhet të ruhet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *