Një 42 vjecare e cila punon si juriste në Universitetin e Elbasanit ka rezultuar pozitiv në testin për covid 19. Mirëpo në këtë rast problemi nuk është tek pozicioni I punës që mban në Universitet, më shumë sesa detyra si Drejtoreshë e një qëndre që merret me kujdesin dhe trajtimin e fëmijëve me aftësi ndryshe. Aktualisht është mbyllur qendra dhe janë marrë tamponët e punonjësve të qëndrës. Ndërkohë rektori i Universitetit të Elbasanit, Prof.dr. Skënder Topi në përgjigje të interesimit të Vizion  Plus deklaroi se juristja ka dy javë që frekuenton ambjentet e universitetit pasi puna vazhdon online. Në këtë kuadër nuk ka pasur asnjë rrezik as për koleget e tjerë të juristes në Universitet.Megjithatë mësohet se ka edhe një rast tjetër, një juriste personale që dyshohet se është infektuar me covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *