Subscribe

11 mijë gjoba që bizneset kanë marrë  pritet të anulohen.

 

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Sonila Qato në një intervistë për Vizion Plus thotë se po ndërmjetëson me ministrinë e financave për ti dhënë zgjidhje kësaj situate. Këto gjoba që janë gjeneruar nga sistemi pasi bizneset kanë faturuar ndaj nipteve pasive do të duhet të ankimohen në komisionin e apelimit në Ministrinë e Financave.

 

“Bëhet fjalë për gjoba të cilat janë gjeneruar nga sistemi pasi biznesit kanë faturuar ndaj nipteve pasive”.

 

Paralelisht, Ministrja Qato thotë se edhe bizneset e dëmtuara nga përmbytja në autostradën Tiranë-Durrës  do të përfitojnë nga zbritja e TVSH për mallin e dëmtuar.

 

Nga ana tjetër Këshilli Kombëtar Ekonomik një strukture ku biznesi paraqet propozimet për përmirësim të klimës do të ketë një rëndësi të veçantë, ku synimi thelbësor është hartimi i politikave me qëllim nxitjen e punësimit.

 

Në total ministria e shtetit për sipërmarrjen në 5 muaj funksionim ka shqyrtuar rreth 250 ankesa. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë në drejtim të administratës fiskale si dhe për sjelljen e inspektorëve  gjatë ushtrimit të kontrolleve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *