E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Dramë në Kaliforni, zjarri shkatërron një qytet, 9 të vdekur, 35 të zhdukur

Është rritur bilanci i viktimave nga zjarret në Kaliforni duke e çuar numrin e tyre në 9-te. Flaket shkatërruan qytetin Paradise ndërsa 35 persona rezultojnë te zhdukur.

 

Reklamë

Në të gjithë shtetin janë tre vatra të mëdha zjarri. Disa prej viktimave mbetën të bllokuar në makina.

Një zjarr tjetër masiv në jug të Kalifornisë ka djegur banesa në Malibu. Në disa zona flaket janë përhapur me shpejtësi nga erërat e forta. Sipas autoriteteve më shumë se 250,000 njerëz janë evakuuar në të gjithë zonat. zjarret filluan të enjten pranë Thousand Oaks.

Reklamë

 

Ekipet e shpëtimit përdorën një buldozer për të larguar makinat e braktisura për të arritur në një spital dhe për të evakuuar pacientët ndërsa zjarri përfshiu ndërtesën,

 

Zyrtarët kanë vënë shumicën e Kalifornisë Veriore nën një paralajmërim të flamurit të kuq, që do të thotë se situate mund te përkeqësohet me tej ne orët ne vijim.

 

Të paktën 20 ndërtesa janë shkrumbuar ndërsa 75,000 shtëpi janë nën kërcënimin e flakëve.

Më shumë video

Reklamë