E shtunë, 31 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Drama “Djali” premierë në teatër, shfaqja trajton pasojat e divorcit të prindërve tek fëmija adoleshent

Mbrëmjen e së enjtes, në skenën e Teatrit Eksperimental u shfaq premiera e dramës “Djali”, një vepër tronditëse që trajton pasojat e padukshme të ndarjes familjare dhe vetminë e thellë emocionale të një të riu.

Në qendër të shfaqjes është historia e një adoleshenti, i cili pas ndarjes së prindërve përjeton një gjendje të rëndë depresive. I mbetur mes mungesës së nënës dhe distancës së babait, ai kthehet në shtëpinë ku tashmë babai jeton me bashkëshorten e dytë dhe djalin e vogël.

Reklamë

Një hapësirë që duhet të ishte strehë, shndërrohet në burim tensioni dhe përjashtimi.

Konflikti dramatik thellohet kur djali, rastësisht, dëgjon një bisedë mes babait dhe njerkës, e cila zbulon mungesën e ndjeshmërisë dhe peshën e ftohtë të vendimeve të të rriturve.

Reklamë

Regjia mbështetet në një gjuhë skenike minimale dhe simbolike, ku ndriçimi i errët dhe muzika e tensionuar pasqyrojnë gjendjen e brendshme të personazhit.

“Djali” nuk është thjesht një dramë familjare, por një thirrje për vëmendje ndaj shëndetit mendor dhe pasojave që vendimet e të rriturve lënë tek fëmijët. këtë shfaqje do të keni mundësi ta ndiqni përgjatë kësaj fundjave dhe ne vijim në skenën e Arturbinës./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë