E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Dorëhiqet dy ditë pas rizgjedhjes nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti

Pas debatit të ashpër publik lidhur me reformimin e munguar të Akademisë së Shkencave, që krahas përfshirjes së akademikëve, nxiti dhe reagimin e ashpër të kryeministrit, nënkryetari Muzafer Korkuti ka dhënë dorëheqjen.

 

Reklamë

Dorëheqja e parevokushme e Akademik Muzafer Korkutit i është dorëzuar Kryesisë së Akademisë së Shkencave, ku ndër të tjera është sqaruar se dorëzimi i postit, dy ditë pas rizgjedhjes së tij, është bërë për arsye personale.

 

Reklamë

Zgjedhjet e zhvilluara për kryesine e këtij institucioni u quajtën farse nga kryeministri i vendit dhe nga akademike te tjerë, mes të cilëve dhe Artan Fuga. Ditën e hënë, Rama paralajmëroi qe Akademisë se Shkencave nuk do t’i shkonte asnjë fond, nëse ky institucion nuk reformohet.

 

Pas dorëheqjes se zotit Korkuti, Akademia ka vendosur thirrjen e një mbledhjeje te jashtëzakonshme me 11 shtator, ku nder te tjera do te diskutohet reformimi i këtij institucioni. Kryetar i Akademisë se Shkencave u zgjodh Gudar Beqiraj, i cili nga votimet mori 27 vota pro, 3 kundër dhe një abstenim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë