Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 August 2026
Vizion fokus

Pse nuk rekomandohet kafja menjëherë pas mëngjesit?

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik, për sa...

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët, vihet nën...

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

Zjarri në Pukë, flakët “përpijnë” pyllin me pisha

Zjarri në Milot, flakët shumë pranë banesave! Ndërhyrje nga...

Avioni luftarak italian rrëzon dronin ukrainas në hapësirën ajrore...

Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë

Mrekulli! 84-vjeçarja gjendet e gjallë nën rrënojat e tërmetit...

Tragjedia në Ranën e Hedhun, policia: 24 vjeçari ra...

Doni të shkoni në Gjermani? Ja se çfarë përmban rregullorja e re për hyrjet në këtë vend!

13 Maj 08:24

Qeveria gjermane ka miratuar sot (12.05.) një urdhëresë me rregulla për hyrjet në Gjermani gjatë pandemisë së Covid-19. Në bazë të rregullores së re, personat e vaksinuar dhe ata që e kanë kaluar Covid-19 nuk duhet të testohen më kur hyjnë në Gjermani. Ata nuk duhet të kalojnë më as në karantinë.

Përsa u përket personave që nuk janë vaksinuar ose që nuk e kanë kaluar Covid-19 dhe që vijnë nga një zonë rreziku,  ata mund ta sigurojnë hyrjen në Gjermani duke u testuar, me kusht që testi të dalë me përfundim negativ. Për këtë ata mund të bëjnë një test antigjen, nga bërja e të cilit nuk duhet të kenë kaluar 48 orë kur hyjnë në Gjermani; ose edhe një test PCR, që të mos jetë bërë më herët se 72 orë nga hyrja në Gjermani.

Shqipëria nuk bën pjesë më në “zonat e rrezikut” të klasifikuara si të tilla nga Gjermania. Kosova e Maqedonia e Veriut vazhdojnë të jenë “zona të rrezikut të lartë”.

Lehtësimi më i madh për karantinën me rregulloren e re të hyrjes në Gjermani vjen për shtetet e klasifikuara si zona rreziku.

Kur vjen nga një zonë rreziku nuk të duhet të hysh në karantinë (e cila si masë, në parim, ende ekziston për çdo person që hyn nga bota e jashtme në Gjermani), kur paraqet dëshminë e testit negativ, ose se je shëruar nga Covid-19 ose ke një librezë vaksinimi dhe se je vaksinuar me njërën nga vaksinat e licensuara në Bashkimin Evropian: me BioNTech/Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Këto të dhëna duhet të përcillen gjatë regjistrimit digjital të hyrjes në Gjermani.

E reja me rregulloren e miratuar sot, është se kur plotëson kushtet e sipërpërmendura (pra paraqet test negativ, apo ke dëshmi se je shëruar nga infektimi me Covid-19 apo ke librezë vaksinimi për vaksinim me një vaksinë të licensuar nga BE) nuk të duhet të hysh më në karantinë në Gjermani.

Dallime midis zonave të rrezikut dhe zonave të varianteve të virusit

Kur vjen nga zonat e rrezikut të lartë në Gjermani, si p.sh. nga Kosova apo Maqedonia e Veriut, karantina mund të përfundojë, më e herta, pesë ditë pas hyrjes në Gjermani, kur të lejohet si mundësi për herë të parë të testohesh për të shkurtuar karantinën.

Kur hyn në Gjermani nga zona të rrezikut të lartë, rregullorja e re parashikon se duhet të paraqesësh në hyrje edhe dëshminë e testit negativ ose se ke kaluar e je shëruar nga Covid-19, ose ke një librezë vaksinimi dhe se je vaksinuar me njërën nga vaksinat e licensuara në Bashkimin Evropian.

Për zonat e varianteve të virusit, karantina në hyrjen në Gjermani nuk mund të eleminohet (apo si thuhet nga juristët “të përfundojë para kohe”), me anë të një testimi as me rregulloren e re.

Edhe për familjet do të jetë më e lehtë të udhëtojnë. Në bazë të rregullores së re, të vaksinuar duhet të jenë prindërit, fëmijët nuk duhet të jenë të vaksinuar.

Qeveria federale gjermane miratoi më tej sot (12.05.) edhe një fond tjetër prej 300 milionë eurosh, për zhvillimin e medikamenteve kundër Covid-19./ DW

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret Uncategorized
Tagged:
covid 19 Dogana Gjermani Kufi Rregullore

Nga e njëjta kategori

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik, për sa kohë që bazat britanike nuk përdoren kundër nesh

më shumë...

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në fshatin Luftinjë

më shumë...

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

më shumë...

Zjarri në Pukë, flakët “përpijnë” pyllin me pisha

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:41

Pse nuk rekomandohet kafja menjëherë pas mëngjesit?

10:38

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik,...

10:19

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët,...

10:17

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

10:02

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

9:49

Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun...

9:26

Zjarri në Pukë, flakët “përpijnë” pyllin me...

9:13

Mungesa e magnezit, shenjat që mund të...

8:30

Zjarri në Milot, flakët shumë pranë banesave!...

8:29

Plagosi fqinjin në Shkodër pas sherrit për...

8:18

Flakët përfshijnë kodrat e Dukatit, dyshohet për...

7:32

Avioni luftarak italian rrëzon dronin ukrainas në...

7:28

Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7...

7:02

Mrekulli! 84-vjeçarja gjendet e gjallë nën rrënojat...

6:56

Zjarri në Gojan të Madh, vijon ndërhyrja...

6:41

Zbulohet arsenal armësh në Kosovë, policia gjen...

6:35

Tragjedia në Ranën e Hedhun, policia: 24...

6:19

U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet...

6:09

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

5:47

Tragjike! Ra nga gomonia, humb jetën 24-vjeçari

Më të klikuarat

  • Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë
  • Nëna që tronditi Britaninë, e futi të birin në operacione të...
  • U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet turistja australiane:...
  • Tronditëse në Itali! Shqiptari tenton të vrasë bashkëshorten...
  • EMRI/ Kush është personi që u plagos në Shkodër, reagon poli...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.