Ministrja Elisa Spiropali foli sot nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë lidhur me debatin publik për dokumentarin e RAI 3, i cili hodhi akuza mbi qeverinë shqiptare për marrëveshjen që Rama nënshkroi me Melonin për strehimin e emigrantëve në Shqipëri.

Që prej transmetimit të parë të emisionionit të RAI 3, kryeministri Rama ka mohuar të dhënat e emisionit ndërsa ka akuzuar RAI 3 për shpifje, ndërsa ka thënë se pas kësaj fshihet opozita.

Lidhur me këtë çështje foli sot Spiropali e cila doli në mbrojtje të Ramës, ndersa akuzoi opozitën.

Elisa Spiropali: E bleu dhe RAI-n ky diktator i Tiranës, siç ka blerë departamentin e shtetit, opinionin publik në Europë, Këshillin e Europës.,..ky diktatori i Tiarëns që ka blerë nënte fitore dhe që do fitojë edhe tjetrën mund ti ketë çuar Rait nga 30 a 70 mln euro, nga ato që i tepruan pasi bleu Melonin. Nuk iu ndahet dora nga guri, si shpirti nga vesi. Me atë teknologjinë e djegies së Shqipërisë për hir të djegies së pleshtave. Nuk ka rëndësi përbaltja e vendit por shpresa që nga ajo pak baltë e Tiranës të paketohet në Itali. Marrëzi e atyre që kanë humbur fillin. Sipas atyre (Sipas drejtorisë së përgjithshme të KUZM kanalizimet e ujërave të zeza mediatioke ) edhe RAI qënka shitur te Rama, meqë episodi i mbrëmshëm i RAI nuk dha mbrëmë emision mbi fytyrën e Shqipërisë për ti derdhur në shtëpitë e italianëve siç derdhen në shtëpitë e shqiptarëve.

./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *