E diel, 25 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/4 përditësuar 21 minuta më parë
Ekonomi

“Do ulim përdorimin e euros”, Sejko: Kredia me probleme në nivelet më të ulta

Banka e Shqipërisë synon të ulë përdorimin e euros në ekonominë shqiptare.

Gjatë një takimi me guvernatorin e Bankës Kombëtare të Austrisë, Gent Sejko nënvizoi se janë marrë një sërë masash në këtë drejtim, për të nxitur përdorimin e lekut.

Reklamë

Sipas Sejkos, rezultatet janë inkurajuese sepse ka një rritje të kredisë së dhënë në lek.

Gjithashtu, guvernatori i Bankës së Shqipërisë vlerësoi se ekonomia shqiptare ka një performancë pozitive, me një nivel të ulët inflacioni dhe me një aktivitet kreditues të mirë.

Reklamë

Sejko vuri në pah edhe se raporti i kredive me probleme është në nivelet më të ulëta historike. /vizionplus.tvhqiperise

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë