Autoritetet britanike kërkojnë katër shqiptarë të akuzuar për një vrasje të ndodhur në 28 janar në Cardiff të Uellsit, ku u ekzekutua Tomasz Ëaga. Së fundmi, janë arrestuar dy prej autorëve, njëri 26 dhe tjetri 27 vjeç.

 

Prangosja e tyre u realizua në Paris dhe po pritet ekstradimi nga Franca drejt Britanisë së Madhe. Por ndërkohë, katër të tjerë janë në kërkim. Mediat britanike shkruajnë se po kërkohen Gledis Mehalla, 19 vjeç, Elidon Elezi, 22 vjeç, Artan Pelluci, 29 vjeç dhe Ledjan Qevani, 33 vjeç.

 

“Ne do të jemi të pamëshirshëm në ndjekjen tonë ndaj jush dhe do t’ju nxisim të bëni gjënë e duhur dhe të dorëzoheni. Unë u them katër personave të tjerë që po kërkojmë që është në interesin tuaj të dilni vullnetarisht dhe të na jepni dëshmitë tuaja për atë që ndodhi atë natë të janarit. Kufijtë ndërkombëtarë nuk janë pengesë që ne të ndjekim njerëzit e dyshuar për vrasje në Mbretërinë e Bashkuar. Ne kemi lidhje të shkëlqyera me autoritetet e tjera në të gjithë Evropën, përfshirë Shqipërinë. Unë parashikoj bashkëpunim të mëtejshëm ndërsa ndjekim të dyshuarit e mbetur, kështu që ju them se ne do t’ju kapim kudo të jeni. Do të jetë më mirë të dorëzoheni vullnetarisht”, thanë autoritetet britanike.

 

5.000 paund janë vënë si shpërblim për këdo që jep informacion për ta dhe për vendodhjen e një mjeti tip “Mercedes” që është parë në zonën e krimit në natën kur ndodhi ngjarja. Brenda makinës dyshohet të ketë prova thelbësore që mund të çojnë në zbardhjen e vrasjes.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *