Kryetarja eLSI, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar se do të depozitojë në SPAK dosje të tjera, për aferën korruptive të Inceneratorëve.

 

Ajo tha se janë 24 kompani të cilat janë të lidhura dhe dyshohet se kanë kryer evazion fiskal me Klodian Zoton të lidhur me Inceneratorët. Kryemadhi ka publikuar dokumente të reja lidhur me skemën e aferës së incineratorit të Tiranës duke theksuar se kompanitë që janë caktuar për të kryer punimet për inceneratorin e kryeqytetit dhe kryejnë evazion fiskal përmes faturave fiktive.

 

 

Ajo shtoi se dy pensionistë kanë blerë biznese me 30 milionë dollarë dhe se gjithë ky evazion fiskal që po denoncohet në një kohë kur kompania nuk gjendet.

 

 

“Ka blerje korruptive, të ndara në fatura të vogla, nuk blihet ne llogari bankare që lëvizja financiare mos bëhet me llogari bankare por kesh, e shitja nga fruta ekzotike në beton është bërë me pagesë bankare, por pagesat bankare nuk janë kryer. Përveç se pagesat nuk kryhen, kompanitë që kanë bërë blerje marrin e rimbursimin e TVSH.
Pse nuk reagon shteti? Se kjo gjë bëhet në bashkëpunim me qeverinë dhe institucionet që janë të lidhura drejtpërdrejt. Janë 9 kompani, Ymeraj, Murati, Frangaj, etj… për të humbur gjurmët, kompanitë shiten në persona të tjerë, pra blej fruta, shit zhavorr, blej ujë e shit hekur. Këta dy pensionistë kanë blerë biznese me 30 milionë dollarë. Gjithë ky evazion fiskal sot që bëjmë denoncimin kompania nuk gjendet”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *