E mërkurë, 28 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Djali vret me bastun babanë e moshuar

Një krim në familje është regjistruar në zonën e Iasmos, Rodope të Greqisë.

Djali 51-vjeç akuzohet se ka vrarë babain e tij 82-vjeç.

Reklamë

Trupi i pajetë it ë moshuarit u gjet këtë të mërkurë në banesën e tij.

Policia ka arrestuar djalin dhe ndaj tij janë ngritur dy akuza, dhunë në familje dhe lëndime trupore. 51-vjeçari nuk akuzohet për vrasje, pasi sipas ekspertizës, i mnoshuari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Reklamë

Por sipas mediave greke, viktima ishte goditur rëndë në kokë nga djali i tij me një bastun, i cili u konfiskua nga policia.

51-vjeçari pritet të dalë para prokurorit, ndërsa sipas informacioneve ai raportohet se përballet me probleme serioze psikologjike ./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë