Kreyministri Edi Rama ka njoftuar marrjen e detyrës së Sandër Lleshit në postin e zv/ministrit të Brendshëm të parë.

 

Në një postim në Instagram, kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ka hedhur një foto me zv/minsitrin Lleshi, duke e uruar për detyrën e re.

 

“Me drejtuesin e ri të Punëve të Brendshme, gjeneral Sandër Lleshin, pas mbledhjes së qeverisë që vendosi emërimin e tij zv.Ministër i Brendshëm”

 

Lleshi për shkak se nuk u dekretua nga presidenti Meta do të mbajë postin e zv/ministrit të parë duke drejtuar kështu edhe institucionin e ministrisë së brendshme.

 

Paraditen e kësaj të marte Kuvendi u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme dhe miratoi me 75 vota pro dekretin e Metës për shkarkimin e Xhafës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *