Subscribe

Ish-kongresmeni Joe DioGuardi beson se kryeministri Edi Rama në mandatin e dytë të qeverisjes së Shqipërisë ka mundësi të madhe për zbatimin e reformës në drejtësi.

 

Në një intervistë për gazetarin Saimir Sulaj, DioGuardi thotë se është shumë pozitive që në Shqipëri do të ketë reformë në drejtësi. Nisur nga fitorja e PS-së në zgjedhjet e 25 qershorit, ish-kongresmeni shpjegon edhe arsyen e mbështetjes ndaj Rames.

 

“Nëse ata menduan se Rama nuk mbajti premtimet për katër vjet, përse ai mori mandatin e dytë, me aq shumë vota aq sa nuk ka nevojë për koalicion. Ky mbase është mendimi juaj dhe i shumë njerëzve të tjerë, por ndoshta shumica e njerëzve e sheh atë si alternativën më të mirë krahasuar me qeverisjet paraardhëse, të cilat nuk e donin reformën në drejtësi. Ju e dini që kryetari i qeverisë paraardhëse, thuhet se ka bërë miliarda dollarë me të bijën dhe të birin. Si i bëri ai ato para? Nga paga e tij në qeveri? Kjo nuk është e drejtë. Ne do ta vëzhgojmë nga shumë pranë punën e qeverisë së re dhe të kryeministrit Rama dhe do të sigurohemi që do të mbajë premtimet. Unë ju siguroj për këtë sepse dua ta shoh Shqipërinë si një shtet që rritet ekonomikisht prej investimeve, jo prej tutelës së politikanëve apo miqve që kanë njohje.”

 

Prej shumë vitesh, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që të kryhet reforma në drejtësi dhe që gjithsecili të trajtohet njësoj, qoftë kur bëhet fjalë për të blerë prona apo për të kaluar tituj pronësie.

 

Sipas Dioguardit, askush nuk duhet të jetë në gjendje që të korruptojë një prokuror a gjykatës që ka edhe lidhje me qeverinë, apo të korruptojë dikë në qeveri.

 

Ish-kongresmeni thekson se kjo ka ndodhur shumë shpesh në të shkuarën dhe njerëzit nuk kanë më besim në qeveritë shqiptare. Ai mendon se pas kryerjes së reformës në drejtësi, do të ketë investime reale dhe vende të reja pune, e jo vetëm në administratë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *