Një ngjarje e rëndë u rregjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Gjergjan të Elbasanit, ku dy të moshuar janë gjetur të vdekur në banesën e tyre dy katëshe.

 

Sipas policisë viktimat janë Shyquri Liçi 65 vjeç dhe Sabire Liçi, 60 vjeçe.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se trupat e pajetë janë gjetur nga nipi i cili sapo ka pikasur zjarrin ka hyrë menjëherë në banesë.

 

Por fatkeqesht çifti kishte ndërruar jetë . Uniformat blu pas tërheqjes së trupave, i kanë dërguar ata në morg ku po kryhet ekspertimi i mëtejshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *