Subscribe

Zjarri përfshiu vendbanimin e komunitetit rom ne Shkoze te Tiranës. Disa baraka u shkrumbuan nga flaket, pa shkaktuar dëme ne njerëz, ndërsa nuk u përjashtuan dyshimet per zjarrvenie te qëllimshme. 11 familje mbeten pa strehe dhe kjo solli edhe revoltën e banoreve, te cilët ne proteste u përplasen me forcat policore qe mbërritën ne vendngjarje, për te vene nen kontroll situatën e zjarrit. E ndërsa komuniteti rom po protestonte per strehimin, aty u gjenden menjëherë këshilltaret demokrate te Bashkisë se Tiranës, te cilët nuk u priten mire. Banoret kërkuan qe gjendja e tyre e vështire, te mos përdoret për politike. Edhe përfaqësuesit e bashkisë, akuzuan demokratet se po përpiqen te përfitojnë nga situata e romeve, ndërsa kujtuan se ne 4 vjet Basha nuk beri asgjë per strehimin e tyre. Bashkia njoftoi gjithashtu se ka ndërhyre per strehimin e 11 familjeve te prekura nga zjarri. Ato do sistemohen ne disa çadra të reja pranë qendrës tranzitore të emergjencave në Tufinë, deri në gjetjen e një zgjidhje afatgjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *